Toka është ‘shtëpia’ e rreth 6.8 miliard njerëzve dhe është i vetmi objekt astronomik që mund të jetohet në të. Pavarësisht se nëse krahasohet me planetët tjerë në hapësirë, Toka duket shumë i vogël, por për ne është mjaft e madhe. Sidoqoftë, disa fakte për planetin Tokë janë aq befasuese saqë ndoshta janë edhe të pabesueshme.
1.LUMI NIL- është me i gjati në botë i cili gjendet ne Afrik dhe e përbëjnë Nili i bardhë, Nili i Kaltër dhe Atbara. Lumi ka gjatësi prej 6,672 km.
2.MALI EVEREST- është mali më i lartë i vargmaleve të Himalajës, dhe maja e tij vendi më i lartë i Tokës mbi sipërfaqen e detit, me lartësi 8.848 metra.
3.BURJ KHALIFA- Dubai është një rrokaqiell në E.B.A. Lartësia e kullës duke llogaritur edhe antenën është 818 metra e lartë.
4.GRENLANDA - "vend i gjelbërt" është një krahinë Daneze vetqeverisëse, e cila gjendet ndërmjet Oqeanit Arktik dhe atij Atlantik, në lindje të Arkipelagut Arktik Kanadez. Me siperfaqe 2.166.086 km²
5.SAHARA- është shkretira me e madhe ne bot me nje siperfaqe prej 9 000 000 km2 e cila gjindet në veri të Afrikës.