Skip to main content

Ç`JANË LENTET AJRORE TË TOKËS


  E mërkurë, 28.3.2001, dita e tretë e zjarrit në ishullin e Samos. Në televizion duken gjuhë zjarri në shpatet e maleve të gjelbëruara si dhe pranë vilave, zjarr që vazhdon edhe natën. Situata mjaft e vështirë, zjarrfikëse e avionë të posaçëm përpiqen ta shuajnë por e pamundur. Një grua e moshuar tregon se ndërsa shikonte flakën në mal, një makinë e ndalur para saje, për fat pa njerëz brenda merr flakë vetiu. Kjo shpjegohet duke u bazuar në Teorinë e Re Gravitacionale (TRG), në lidhjen organike që kanë ngjarje të tilla me tërmetet. Tërmeti i fundit në territorin e Greqisë e ka “gunguar” atë. Efekti minimal në këtë rast do të ishte vijimi i një klime të ngrohtë e pa rreshje. Lëvizja e Polit të Veriut në kuadratin e tij dhe tërmetet e tjera në glob këtë radhë kanë shtuar tintën (rezultanten e disa vetive) e veprimit në Ballkan, ku territori më i ndjeshëm është Greqia. Ndodh kështu katastrofa e lentes ajrore. Me qenë se TRG konsideron si shkak të këtyre zjarreve të mëdhenjë veprimin e atmosferës, le t`i quajmë këto zjarre atmosferikë, për t`i dalluar këto nga ato zjarre të cilat në kushte normale nuk mund të marin përmasa të tilla qoftë dhe sikur ndonjë keqdashës t`i ketë provokuar ato.
 Zjarri atmosferik krijohet kur plotësohet kushti i  “gungimit” tokësor, çka ndodh gjithmonë pas tërmeteve të mëdhenjë dhe që varet si nga amplituda ashtu edhe nga madhësia e territorit që prek tërmeti si dhe nga qëndra grav. e Tokës që ndryshon pozicionin vahdimisht. Pas këtij veprimi, Dielli dhe Hëna me “lojën” gravitacionale favorizojnë efekte dytësore, që në rastin tonë janë lentet atmosferike.
  Si lindin lentet atmosferike dhe a mund të evitohet efekti i dëmshëm i tyre?
 Është i njohur fenomeni i baticave dhe zbaticave të detit.Ato janë rezultat i bashkëveprimit fizik gravitacional të Tokës me Diellin dhe Hënën. Duket sikur  me magji  niveli i ujit ngrihet dhe ulet në mënyrë periodike dy herë në ditë. Mirëpo nga një vrojtim i kujdesshëm i këtij fenomeni do të dallonim se vlera e këtyre baticave është herë më e madhe e herë më e vogël. Kjo do të thotë se ndikimi i Diellit dhe i Hënës nuk është përherë i njëjtë.
  I njëjti fenomen si me baticën e zbaticën ndodh edhe me ajrin e atmosferës, por këtu me të tjera veçori.
  Dukuria baticore e atmosferës nuk është aq e thjeshtë sa ngritja dhe ulja e ujit. Atmosfera nuk është homogjene, siç është uji i deteve e i oqeaneve në glob. Shtresat e atmosferës kanë densitete të ndryshme e për më tepër vlera të ndryshme ngarkese elektrike. Veprimi i Diellit dhe i Hënës, qoftë ai gravitacional ashtu edhe ai korpuskular (jonizues), shkakton në kushte të caktuara e plotësisht të përcaktueshme, efektin e lentes ajrore. Meqënëse këto hapsira në atmosferë kanë forëm rrethore, do ti quajmë lente ajrore. Lentja është rrallimi i atmosferës apo zhveshja e sipërfaqes së Tokës përballë rrezeve të Diellit e cila e furnizon këtë territor me korpuskula diellore, aq të dëmshme në këtë  rast. Vlera maksimale e saj arrihet në pozicione të njohura gravitacionale të Diellit, Hënës etj. Lentja atmosferike, krahas rrezatimit termik të Diellit, fillon të elektrizojë mjedisin që mbulon. Me kalimin e kohës në këtë mjedis termoelektrik zhvillohen, sidomos tek bimët eterovajore, reaksione biokimike që favorizojnë oksidimin e vetvetes, të ndihmuara nga korpuskulat diellore shumë të nxehta në ketë ambient, ato kalojnë në djegie me lindjen e flakës,e cila në këto kushte përhapet shumë shpejt.
  Duket e çuditshme, pasi në kushte normale është gati e pamundur të djegësh qoftë edhe enkas një trung peme. Por ja që në mjedisin e lentes kjo është lehtësisht e mundshme dhe aspak e magjishme.
  Lartësia dhe dimensionet e lentes ajrore ndryshojnë në varësi të kushteve që e lindin atë. Veprimi  i dëmshëm i saj mund të eliminohet duke eliminuar fizikisht vetë atë. Për këtë mund të përdoren metoda jo fort të kushtueshme, p.sh. mund të shpërbëhet lentja duke lëshuar pluhur ose gaz izolus mbi teritor me aeroplanë ose raketa meteorologjike. Gjithashtu këto lente ajrore mund të shpërbëhen me shpërthime supersonike  që  mund  të  realizojnë  disa  avionë, por
duke qenë se koha e veprimit të tyre është relativisht e shkurtër, për të pasur një siguri sa më të lartë do të jetë e nevojshme përsëritja disa herë e këtij  procesi. Pas vitit 2000, vit të cilit i përket Rreshtimi i Madh Kozmik, pritet që klima të jetë më e nxehtë dhe me më pak rreshje vjetore me perioda jo konstante duke e zvogëluar  tintën e  veprimit  deri  në  vitin 2020. Mbas

këtij viti, këto situata do të lindin përsëri me vlerë pak më të lartë se ajo parakaluse, sidomos mbas vitit 2023 sepse...Do të preken nga këta zjarre masivë disa shtete të Europës si potugali, Spanjë, Itali, Shqipëri, Greqi, Turqi si dhe në SHBA Kalifornia, sepse e ka vatrën e krijimit të lentes më evidente, per shkak të natyrës sizmike që ka. Për pasojë bëhet më e domosdoshme eksperimentimi dhe perfeksionimi i metodave për të minimizuar efektin e dëmshëm të lenteve ajrore.

                               Botuar në “G. e Athinës”, 4.6.2003 

Popular posts from this blog

Disa fakte interesante për planetet e sistemit diellor

Planetet janë trupa qiellor qe sillen rreth boshtit te vetë dhe rreth një ylli nga i cili  marrin driten dhe nxehtesin. Sistemi i jon diellor numron 8 planet, të cilet rrotullohen rreth yllit (diellit), planetet e sistemi diellor te radhitur sipas largesisë nga dielli Merkuri, Venera,Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni Mërkuri është planeti me i afert me diellin njekohesishtë edhe  planeti me i vogel në sistemin ton diellor. merkuri kryen orbitën rreth diellit një here në 88 ditë, duke kompletuar tre rrotullime rreth aksit në cdo dy orbita. merkuri nuk ka pothuajse fare atmosferë  për ta mbajtur nxehëtsinë, siperfaqja e ti perjeton ndryshimet me të medha te temperatures nga te gjithe planetet e tjere duke filluar nga -170 C gjate nates deri ne +430 C gjatë ditës ne disa zona ekuatoriale. Venera eshte planeti i dyte me radhitje nga djelli, qe e orbiton ate ne cdo 224,7 dite toksore. pas henes, eshte objekti me i shendriteshem natyror ne qiellin e nates, per

RRYMA E GOLFIT

Rryma e Golfit formohet në Gjirin e Meksikës dhe Detin e Karaibeve. Pasi del nga gjiri rrjedh në drejtimin verilindor rreth brigjeve të Floridës. Përafërsisht në gjerësinë gjeografike veriore 40° merr drejtimin kah Evropa, dhe perej këtu quhet Rryma e Verilindore, të cilën e sjellin erërat perëndimore. Kjo rrymë pasi arrin te ujëdhesat britanike, degëzohet në tri drejtime. Njëri drejtim shkon kah jugu, drejtimi i dytë shkon kah verilindja, në pjesët jugore të Islandës, deri në gjerësinë gjeografike 60°, dhe për këto gjerësi paraqet burimimn kryesor të ngrohtësisë. Drejtimi i tretë rrjedh pranë brigjeve perëndimore të Siujëdhesës Skandinave me emrin Rryma Norvegjeze, dhe uji gjatë dimrit është 8°C. Uji i kësaj rryme arrin deri te Deti Barenc dhe quhet Rryma Nordkape. Në këtë pjesë uji gjatë dimrit ka temperaturë 4°C. Kjo rrymë ndikon në klimën e Evropës Veriore dhe Siujëdhesës Kola në të cilën gjendet porti Murmansk, i cili edhepse gjendet në gjerësinë gjeografike 69°, uji i

5 LUMENJT MË TË GJATË NË BOTË

Ekzistojnë shënime të ndryshme rreth asaj se cilët janë lumenjtë më të gjatë në botë. Në disa shenime shohim renditje tjetër në disa një renditje tjetër. Ne do të paraqesim në vazhdim një version ku radhiten 5 lumenjtë më të gjatë në botë. 5 Jenisej konsiderohet në mesin e 5 lumenjve më të gjatë në botë që ka një gjatësi prej 5540 km dhe tërë gjatësia e tij rrjedhë nëpër Rusi. Lumi i takon pellgut të Oqeanit të Ngrirë të veriut. 4 Jankce është lumi që radhitet i katërti për nga gjatësia në botë me gjatësi të rrjedhjes 6300 km. Ky lum buron në Himalaje dhe derdhet në detin e Kinës Lindore dhe rrjedhja e tij është lindje perëndim. 3 Nil në shum burime konsiderohet si lumi më i gjatë në botë, mirëpo në disa shënime tjera e hasim në vendin e tretë me 6853 km gjatësi. Ky lum buron në Liqenin Viktoria dhe derdhet në detin Mesdhe. Njëherit është lumi që kalon në më shumë shtete. 2 Misisipi-Misuri bëjnë rrjedhjen e dytë më të gjatë në botë me 6970 km. Rrjedhin në drejti