Klubi i Astronomisë Astronomy Outreach of Kosovo shënoi përvjetorin e dytë të themelimit me 7 Janar 2017, cili është duke rrugëtuar drejt shtigjeve të gjata të eksplorimit të hapësirës. Tani më, klubi ka vënë një bazament të fuqishëm në fushën e astronomisë, duke bashkpunuar ngushtë, me klube, organizata si dhe astronomë të njohur ndërkombëtarisht.
Gjatë ceremonisë së manifestimit, foli Kryetarja e Klubit znj. Pranvera Hyseni, e cila ofroi një pasqyrë më të qartë rreth të arriturave të klubit.
Fjalë rasti kishte edhe profesori i Astronomisë dhe Fizikës z. Milaim Rushiti, i cili foli kryesisht se si qëndron Astronomia në institucionet tona shkollore gjatë dekadës së fundit dhe cilat probleme përcjellin implementimin e lëndës së astronomisë në shkollat e mesme.
Më pas, sekretari i klubit z. Faton Hetemaj theksoi disa nga aktivitetet më të suksesshme që klubi kishte realizuar pergjatë vitit të fundit.
Fjalë rasti dha edhe Prof. Dr. Shukri Klinaku, i cili theksoi sistemin e shtrënguar të arsimit në Kosovë.
Në fund, klubi ndau Mirënjohje për antarë, të cilët kanë dhënë kontribut maksimal brenda dy viteve, si dhe Falenderime për ata që mbështetën klubin financiarisht.