Virusi Ebola është gjini që bën pjesë në familjën e virusëve Filoviridae. Kjo gjini përmban 5 lloje ,këta
përfaqësus janë virus me mbështjells dhe ARN të njefishtë. Virusët Ebola shkaktojnë ethet EBOLA.
Përveq njeriut infektojnë edhe primatë të tjerë si Gorilla ,Shimpanse dhe shkaktojnë te ta ethe
hemorragjike. Këta virus janë shkaktar e Ebola epidemis ne Afrikën Veriore në vitin 2014.
Prejardhja: Virusi ka prejardhjën nga pyjet tropikale të Afrikës Qendrore dhe te atyre juglindore të Azisë (me llojin Reston-Ebolavirus). Nga shkencëtarët u zbulua për herë të parë me 1976 në Yambuku , Zaire si dhe në të njejtën kohë u paraqit edhe ne Sudan. Gjinia e këtyre virusëve e mori emrin në bazë të
lumit Ebola në Kongo. Ne 55 fshatra perreth këtij lumi u semurën 318 njerëz nga të cilët 280 vdiqën, qka jep të kuptojë se bëhët fjalë për një mortalitet prej 88%.
Si përhapet: Bartja nga amvisi rezervuar (nga i cili do të kishte burimin) ende nuk dihët ,sepse ende nuk është e njohur saktësisht se nga cila shtazë është bartur virusi. Sipas të dhënave të ËHO një transmetim i virusit tek njeriu është bërë me kontakt trupor me të infektuarit ,të sëmurët apo shtazë të vdekur me këtë virus. Si shembull janë marr shimpans ,gorilla dhe lloje të tjera të majmunëve.
Një transmetim I virusit nga njeriu në njeri rezulton nga kontakti trupor I drejtëpërdrejtë ,si dhe me
gjakun e të infektuarit apo lëngjëve të tjera trupore. Sipas WHO gjaku ,jashtqitja ,të vjellurit llogaritën
si shume infeksioze Pas hyrjës në trupin e njeriut ,virusët Ebola atakojnë Makrofagët ,Hepatocitët si dhe qelizat në nyjët limfatike dhe shpretkë. Ndërsa në fazat e mëvonshme edhe qelizat tjera të trupit. Në aspektin qelizor biologjik së fundi është arritur të shpjegohej se si virusi hyn në mbrendi të qelizës. Virusi Zaire-Ebola aktivizon përmës një receptori membranor të ashtuquajturin Fosfojonizid-3-Kinazën (PI3K) dhe kjo rezulton me një internailizim të membranës në formë të endozomeve. Nga kjo shpresa e
shkencëtarëve qëndron në bllokimin e këtij receptori me anë të inhibtorëve.
marrë nga : http://wespeakscience.com/virusi-ebola/