Një nga metodat të cilat kanë zënë hovë në luftimin e smëundjës së kancerit është terapia me anë të
qelizave të specializuara imunitare. Shkencëtarët deshirojnë të nxisin këto qeliza imunitare duke i
pajisur me receptor artificial. Suksesët e para në hulumtimet klinike mund të japing një përspektivë
të re për imunoterapin kundër kancerit ,së paku tek kanceri i gjakut.
Në prill të vitit 2012 mjekët në Children’s Hispital në Philadelphia ndërmorrën një provë të fundit për
ta shëruar shtatëvjeqarën Emily Ëhitehead. Ata përdorën qeliza imunitare të modifikuara të marrura
nga trupi I saj në mënyrë që të përmirësojë gjendjën e saj nga Leukemia limfatike akute (LLA). Kanceri
edhe pse më parë i trajtuar me kemoterapi intensive ishte i pamposhtur. Por në fund mjekët jo
vetëm se ndaluan kancerin por edhe zhduken te gjitha qelizat tumorale.
Suksesi I imunologut amerikan Carl June nga Universiteti i Pennsylvania në Philadelphia që e bëri të
njohur ,nuk ishte sukses i rastësishëm. Që 25 vite me rradhë punuan shkencëtarët në mënyrë që të
modifikojnë qelizat imunitare të pacientëve ashtuqë ato të gjëjnë dhe të luftojnë qelizat kanceroze.
Qka synuan hulumtuesit ishte që të luftonin të njejtën (tumorin e trupit) me të njejtën (qelizat
imunitare të trupit).
Qelizat e kancerit posedojnë proteina sipërfaqësore shumë të ndryshuara dhe do të duhej që këto
qeliza të jenë shënjestër ideale për qelizat-T (Qeliza imunitare – Limfocite T). Por fatkeqësisht
tumoret kanë krijuar mekanizma që këto qeliza imnitare t’I largojnë. Pra qellimi i transferit qelizor
adoptive është që ti modifikoj qelizat imunitare ashtu qe t’i kalojnë këto barriera.
Tanimë ekzistojnë disa strategji të luftimit me këtë terapi njëra nga to që njëkohësisht është edhe me
e thjeshta është : izolimi i limfociteve të infiltruara nga tumori (LIT). Këto nenkupton izolimin e
qelizave T nga indi përreth tumorit ,në të cilin është supozouar se gjindën qeliza-T të kirujuara me
qellim të luftimit të tumorit. Qelizat e marra dhe më pas të modifikuara injektohën sërish në pacient
duke shtuar edhe faktorin e rritjës të qelizave-T të quajtur Interleukin-2 (IL 2).
Metoda TCR (T-Cell-Receptor)
Ndër strategjit tjera është injicimi i një gjeni ,i cili kodon për një receptor të qelizave-T i cili do të njeh
një antigjen tumoral të caktuar. Tek kjo metodë me sintetizimin e receptorëve specifik nga qelizat-T
do të kenë mundësi të ngjitën për antigjenin tumoral. Këto gjene futën në gjenomin e qelizave-T në
atë mënyrë që qelizat –T nga pacienti trajtohën me partikula virusale për ta futur gjenin përkatës qëtë sintetizoj qeliza-T receptorët e kërkuar dhe gjithashtu të ndryshojnë jetëgjatësin e këtyre qelizaveT
si dhe sekretimin e substancave të cilat do të nxisin qelizat imuntare tjera ta luftojnë tumorin në
trup. Kjo metodë ka patur sukses në zvogëlimin e tumorëve në Melanomën e metastazuar ,në
kancerin e zorrës së trashë dhe në Sarkomën e mukozës së nyjeve. Por ekziston një problem tek kjo
ecuri e punës , sepse receptorët të cilët inkorporohën në gjenët e qelizave-T duhët të përshtatën për
sistemin imunitar të pacientit.
Metoda CAR (Chimere-Antigene-Receptor)
Dhe strategjia tjetër është injicimi i një gjeni i cili kodon për një antigjen-receptor kimer ,i cli njeh një
antigjen tumoral të caktuar. Kjo mënyrë është më fleksibil ,me antë të së cilës shkencëtarët përdorin
një gjenë i cili kodon për antitrupin sintetik por të ngjashëm me atë trupor një protein. Edhe kjo
gjithashtu lidhet për antigjenët e qelizave tumorale por nuk duhët domosdoshmërisht të përshtatët
për subtipin imun të pacientit. Antigjenë-receptorët himere përbëhën nga tri pjesë : një antitrup i cili
lidhët për një antigjenë tumoral ,një fragment receptiv i cili aktivizon qelizën-T dhe substanca
përforcuese ,të ashtuquajturat molekulat kostimulatore të cilat shërbejnë për përmirësimin e
shumimit të tyre dhe rritjën e jetëgjatësisë të qelizave-T në trup. Po të instalohët një gjenë CAR në
një qelizë-T dhe pastaj të lexohët nga gjenomi i saj ,atëherë kompleksi molekular funksionin sikur një
qels ,po të lidhët për një antigjen tumoral të përshtatshëm e aktivizon qelizën-T për sulm.
Edhe pse e koncipuar në fazat e hershme ,teknika CAR tregoji suksesët e saja në kohët e vona. Deri
më tash të gjitha janë drejtuar tek proteina CD19. Të cilën e përmbajnë qelizat tumorale të gjakut
dhe e atyre të nyjëve limfatike. Por proteina CD19 gjendët edhe në qelizat e shëndosha të
leukocitëve ,qka rezulton se qelizat-T të modifikuara me terapin CAR sulmojnë gjithashtu edhe
leukocitët e trupit ,por kjo mund të trajtohët me masa mjekësore.
marrë nga: http://wespeakscience.com/imunoterapia-kunder-semundjes-se-kancerit/