Diamant është
modifikim alotropik i karbonit, është materiali më i fortë që gjindet në
natyrë. Diamanti ka shkallën më të lartë të shkrirjes (3820 K ose 3547 °C).
Sipas Mohsit ai zë vendin e
parë me fortësi 10 (shkalla e Mohsit nenkupton percaktimin e fortesis se
mineraleve sipas grryerjes).
Në shtypje
normale atmosferike dhe në temperaturën e dhomës ai termodinamikisht është
jostabil dhe mund të shëndrrohet në grafit,
mirëpo ai shëndrrim është aq shumë i ngadalshëm prandaj praktikisht diamanti
konsiderohet si substancë stabile.
Kimikisht
diamanti dhe grafiti janë të njëjte dmth të dy janë të përbërë nga karboni i
paster me formulë C, mirepo dallimi qëndron tek rrejta kristalore dhe diamantet
formohën në temperaturë dhe presion shumë të lartë ndersa grafiti në
temperature dhe presion të ulte.
Kimikisht diamanti=me
grafitin, por fizikisht diamanti ≠ grafitin.
Në natyrë hasen dy forma kristalore të diamanteve kubike dhe heksagonale.
Diamanti kubik
Diamanti në
natyrë gati ekskluzivisht paraqitet në formën kubike, krijohet në vullkanet e
gazit, me ftohjen e shpejtë të materialit eruptiv të cilat i janë nënshtruar
shtypjes ekstreme. Diamanti kubik kristalizon në formë të rrjetit, në natyrë
haset si kristal në formë të okteaedrit.
Diamanti
heksagonal krijohet në sasi mikroskopike gjatë goditjeve të meteoritëve në
tokë. Ky lloj diamanti mund të krijohet në mënyrë artificiale. Diamantet e
krijuar artificialisht nihen si diamante sintetike.
Shkembinjte me
të cilet lidhen Diamantet janë Kimberlitet
të cilet janë shk. Ultrabazike efuziv.
Ngjyra dhe shkelqimi i Diamanteve:
Diamantet mund të kene ngjyra të ndryshme, mirpo shkelqimi i tyre vazhdimisht është shumë i madhe.
Përdorimi:
Diamanti për
shkak të fortësisë përdoren si mjet për prerje, shpuarje, gërryerje dhe për
lëmuarje.
Sot rreth 40% e
diamantit prodhohet në mënyrë artificiale.
Përafërsisht
49% e diamantëve vjen nga Afrika jugore dhe qendrore, po ashtu miniera të tjera
janë të gjetura në Kanada, Indi, Rusi, Brazil dhe Australi. Ai gjindet në
brendësi të thellë të tokës, aty ku presioni dhe temperaturat e larta i
mundësojnë diamantit të formohet, dhe nxerret në sipërfaqe.
Nxjerrja dhe
distribuimi i diamantëve natyrale është shpesh në shënjestër të konfliktëve.
Sipas mitologjive thuhet së qdo muaj i vitit përfaqesohen nga një gur i qmuar, kështu që Diamanti lidhet me muajin Prill.
“Kur
nuk arriten që diamantit ti gjendet
ndonjë defekt atëhere than që shkelqimi
i tij
vret syt”