Kosova ka nje gjeologji te larmishme qe renditet ne moshe nga Neo – Proterozoik deri ne Holocen. Gjeologjia eshte e karakterizuar nga tipare substanciale strukturore ne shkalle regjonale duke perfshire shkarjet normale dhe thyerjet. Nje thjeshtezim i pergjithshem i sekuences stratigrafike paraqitet si vijon:
Holoceni: depozitime shpatore te formuara nga alterimi i maleve dhe aluvionet e depozituara nga lumenjte.
Plioceni: silizore andezitike.
Mioceni i Siperm – Plioceni: formacioni i linjitit nga akumulimi dhe shperberja pasuese e bimesise ne pellgjet sedimentare
Oligo-Mioceni: konglomerate, argjila dhe gelqerore te shoqeruar nga magmatizmi acidik e mesatar.
Molase te Kretakut te Vonshem: karbonate te ujrave te ceketa dhe shkembinj klastike.
Flish i Kretakut te Siperm: gelqerore mergelore, ranore dhe konglomerate.
Kretaku i Hershem: konglomerate, ranore dhe alevrolite.
Jurasiku i Vinshem: Gelqerore masive.
Triasik - Jurasik: magmatizmi bazik dhe acid, i shoqeruar nga riftimi i kores ofiolitike dhe obduksioni i shkembinjve ultrabazike.
Triasik: shkembinj klastike ose vullkanike qe i japin udhe platformave karbonatike qe ngrihen ne dolomite, disa prej te cileve jane te metamorfizuara ne mermere.
Permo - Triasiku: karbonate, klastike, filite, shiste dhe kuarcite qe jane vershuar nga magmatizimi acid (kuarc porfiret).
Palaeozoik i Vonshem: shiste.
Neo – Proterozoik - Palaeozoik: bazamenti u shisteve, gnejseve dhe amfiboliteve qe jane vershuar nga plutonet granitike.
Shkembinjte me te vjeter formojne bazamente te Neo – Proterozoikut, qe eshte i perbere nga shiste kristaline dhe granite, qe perfaqesojne produktet e metamorfizimit krahinor te shkalles se larte. Keta shkembinj dalin kryesisht ne verilindje te Kosoves. Mbi bazamentin kontinental shtrihet nje sekuence e sedimenteve detare te ujrave te lehta (klastike dhe kimike) te Permianit te Vonshem – Triasik i Hershem, qe jane pershkuar nga magma acide, pasi korja kontinentale eshte holluar duke rezultuar anateksin e shkembinjve, qe kane ekzistuar me pare. Tendosja dhe hollimi i vazhdueshem kane çuar ne ndarjen fizike te kores kontinentale duke rezultuar ne ekstruzionin e bazalteve, qe kane perfshire ne gjirin e tyre forma te çrregullta te perqendrimeve te kromiteve me permbajtje te larte. Kjo ndarje eshte mjaft e gjere duke shpene ne formimin e oqeanit Paratethys qe u formua permes Ballkanit duke perfshire dhe Kosoven. Paratethys ishte nje dege e oqeanit kryesor Tethys qe u formua permes Europes Jugore, Mesdheut dhe Afrikes Veriore. Nje ndryshim i levizjes se tektonikes se pllakave çoi ne mbylljen e rastit te Oqeanit te Tethys – t ne Mesozoik, duke perfshire nje segment te quajtur Oqeani i Vardarit (Parathethys – i) permes Kosoves. Ne kohen e Jurasikut te Vonshem, prania e mbetjes se oqeanit te Vardarit si nje det i ceket çoi ne depozitimin kimik te platformave karbonatike te trasha dhe me shtrirje te gjere. Ne kohen Kretake, terheqja e ndodhur e ketij e deti dhe stabiliteti i vendosur si nje lugine kontinentale pasive, çoi ne depozitimin e sedimenteve klastike qe renditen nga te origjines detare ne ate toksore. Perplasja midis masave tokesore qe pati vendosur ne krah Oqeanin e Vardarit, shkaktoi obduksionin me drejtim perendimor te mbetjeve te kores oqeanike mbi koren kontinentale. Si rezultat i mbetjeve te kores oqeanike te gjetura neper Ballkan, duke formuar sekuencat ofiolitike lineare te vendosura gjate drejtimit strukturor krahinor VVP – JJL. Keto ngjarje obduksioni jane shume fazore dhe do te perfaqesonin akrecionin e kores, duke sjelle si pasoje zhvillimin e shume bazave lineare te ofioliteve, duke renditur moshen e obduksionit nga Jurasiku ne Kretak. Shkembinjte qe jane mbihipur gjate zhvendosjes se ofioliteve jane quajtur shkembinj te “Shtrojes” dhe formojne njesite te quajtura “Melanzhe”. Melanzhe te tilla ofiolitike jane te karakterizuara nga perberja e silicoreve, serpentiniteve, vullkanikeve mafike dhe karbonateve, qe mund te takohen ne forme fragmentesh brenda njesive te olistostromeve te sortuara ne menyre kaotike. Me Kretakun e Vonshem, perplasja kontinentale e gjere gjate orogjenezes Alpine çoi ne formimin e Alpeve dhe shoqeroi vargjet malore permes Europes Qendrore dhe jugore. Erozioni i shpejte i ketyre