Skip to main content

ISLANDA



Në pjesën veriore të Atlantikut gjendet një ujëdhesë që emri i saj do të thotë vendi i akullit. Fjala është për shtetin e Islandës e cila gjendet 1000 km larg nga brigjet e Norvegjisë. Sipërfaqja e ishullit është 102,775 km² në të cilën jetojnë  rreth 332,000 banorë me një dendësi të vogël të popullsisë prej 3 b/km².
Më herët Islanda ishte pjesë e Danimarkës, kurse si shtet i pavarur bëhet më 7 qershor 1944.  Ky vend është me prejardhje vullkanike. Ajo është e mbuluar me material të llavës dhe në të gjenden rreth 140 vullkan, prej të cilave 26 konsiderohen si aktive. Prej vullkaneve active është i njohur vullkani Heklla, në të cilin prej shek. XIX janë bërë 30 erupcione. Për shkak të erupcioneve vullkanike, të akullit dhe borës, Islanda quhet ’’Ishulli i flakëve dhe akujve’’.


Bregdeti lindor dhe jugor i Islandës është i përthyer në fjorde. Në pjesën jugore e perëndimore bregdeti është zallor dhe i papërshtatshëm për afrimin e anijeve. Përveç vullkaneve, në Islandë ka edhe dukuri tjera postvullkanike sikur që janë gejzerët, prej të cilëve buqet uji i nxehtë deri në lartësi 100 m.  Uji i nxehtë i gejzereve përdoret për ngrohjen e banesave, shtëpive dhe arenzherive ku kultivohen kulturat bujqësore.

Reikjaviku me rreth 105,000 banorë është qyteti më i madh dhe kryeqyteti i këtij shteti kun ë të jeton 1/3 e popullsisë së shtetit.  Emri i qytetit rrjedh prej fjalës Reykja që do të thotë tym. Mbi qytet gati gjithmonë qëndron pezull një perde tymi që krijohet nga avullimi dhe kondenzimi i avullit të ujit të nxehtë.

Popular posts from this blog

Disa fakte interesante për planetet e sistemit diellor

Planetet janë trupa qiellor qe sillen rreth boshtit te vetë dhe rreth një ylli nga i cili  marrin driten dhe nxehtesin. Sistemi i jon diellor numron 8 planet, të cilet rrotullohen rreth yllit (diellit), planetet e sistemi diellor te radhitur sipas largesisë nga dielli Merkuri, Venera,Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni Mërkuri është planeti me i afert me diellin njekohesishtë edhe  planeti me i vogel në sistemin ton diellor. merkuri kryen orbitën rreth diellit një here në 88 ditë, duke kompletuar tre rrotullime rreth aksit në cdo dy orbita. merkuri nuk ka pothuajse fare atmosferë  për ta mbajtur nxehëtsinë, siperfaqja e ti perjeton ndryshimet me të medha te temperatures nga te gjithe planetet e tjere duke filluar nga -170 C gjate nates deri ne +430 C gjatë ditës ne disa zona ekuatoriale. Venera eshte planeti i dyte me radhitje nga djelli, qe e orbiton ate ne cdo 224,7 dite toksore. pas henes, eshte objekti me i shendriteshem natyror ne qiellin...

RRYMA E GOLFIT

Rryma e Golfit formohet në Gjirin e Meksikës dhe Detin e Karaibeve. Pasi del nga gjiri rrjedh në drejtimin verilindor rreth brigjeve të Floridës. Përafërsisht në gjerësinë gjeografike veriore 40° merr drejtimin kah Evropa, dhe perej këtu quhet Rryma e Verilindore, të cilën e sjellin erërat perëndimore. Kjo rrymë pasi arrin te ujëdhesat britanike, degëzohet në tri drejtime. Njëri drejtim shkon kah jugu, drejtimi i dytë shkon kah verilindja, në pjesët jugore të Islandës, deri në gjerësinë gjeografike 60°, dhe për këto gjerësi paraqet burimimn kryesor të ngrohtësisë. Drejtimi i tretë rrjedh pranë brigjeve perëndimore të Siujëdhesës Skandinave me emrin Rryma Norvegjeze, dhe uji gjatë dimrit është 8°C. Uji i kësaj rryme arrin deri te Deti Barenc dhe quhet Rryma Nordkape. Në këtë pjesë uji gjatë dimrit ka temperaturë 4°C. Kjo rrymë ndikon në klimën e Evropës Veriore dhe Siujëdhesës Kola në të cilën gjendet porti Murmansk, i cili edhepse gjendet në gjerësinë gjeografike 69°, uji i ...

KUFIRI I DATËS

Kufiri i datës është vija konvencionale e cila kryesisht kalon nëpër meridianin 180° në lindje nga Grenuiçi përkatësisht nga perëndimi. Qysh në shekullin XIV shkenctari arab Abulfida konfirmoi domosdoshmërinë e egzistimit të kufirit të datës, e cila dëshmohet në praktikë më udhëtimin e Magelanit për herë të parë rreth botës. Duke ditur që toka ndahet në 24 orë zonale të cilat në mes veti dallojnë nga një orë, duke shkuar nga lindja një orë më shumë ndërsa nëse shkojmë nga perëndimi një orë më pak. Si shembull: nëse udhëtojmë në drejtim të lindjes gjatë kalimit të secilës zonë kohore duhet të shtojmë nga një orë, kur të vijm në të njejtën pikë do të kemi një ditë më tepër. Ndërsa kur të udhëtojmë kah perëndimi pas kalimit të qdo zone kohore duhet të heqim nga një orë, kur të vijmë në pikën e nisjes do të kemi një ditë më pak. Që të mos kemi probleme të tilla, duhet të ndërrohet data gjatë kalimit të kufirit të datës. Shembull: kur anija lundron prej Tokios në drejtim të lindjes,...