Skip to main content

NDARJA E ATMOSFERËS


Atmosfera është përzirje e gazeve pa ngjyrë, pa shije dhe pa erë. Kufirin e poshtëm të atmosferës e përbëjnë sipërfaqja toksore dhe e baseneve ujore në Tokë. Mirëp është e vështirë të caktohen kufinjtë e epërm të saj, për shkak të zgjerimit të saj ajo depërton në gjendje shumë të rrallë larg haspirës ndërplanetare.
Sipas vetive fizike, përbërjes kimike dhe proceseve e dukurive të ndryshme, atmosfera mund të ndahet në katër shtresa koncentrike: në troposferë, stratosferë, jonosferë dhe ekzosferë.

                                             
Troposfera është shtresa më e ulët, më e dendur dhe më mirë e studiuar e atmosferës. Ajo ka trashsi prej 10 deri 15 km. Kjo shtresë përmbanë 79,5% të masës së përgjithshme të ajrit në atmosferë. Temperatura në këtë shtresë bie me rritjen e lartëisë mbidetare , në qdo 0.6°C në qdo 100 m, prandaj në kufirin e epërm të kësaj shtrese janë prej 50 deri 60° nën zero.
Stratosfera është shtresa e dytë e atmosferës e cila shtrihet mbi troposferë deri në 80 km lartësi. Në stratosferë nuk ka rryma ajrore vertikale por vetëm horizontale. Ndërmjet troposferës the stratosferës shtrihet një shtresë që quhet tropopauza që ka trashësi 1 deri 3 km. Në shtresat më të ulëta të stratosferës deri 30 km temperaturat e ajrit janë rreth 55°c nën zero. Por në shtresën prej 30 deri 60 km nën veprimin e rrezeve ultravjollce të diellit bëhet zbërthimi i molekulave të oksigjenit fhe formimi i Ozonit. Kjo zonë quhet ozonosferë ku temperatura arrinë deri 80°C mbi zero.
Jonosfera shtrihet mbi 80 km deri 1200 km lartësi. Në këtë sferë ajri është mjaft i rrallë dhe përmbanë thërrmija të azotit dhe oksigjenit. Pa jonosferë radiolidhjet do të ishin të mundura vetëm në largësi deri 100 km, pasi dallohet me përqueshmëri të madhe të elekticitetit. Temperatura në jonosferë rriten deri 600- 700°C.
Ekzosfera është shtresa më e lartë e atmosferës dhe nuk ka kufij të caktuar. Ajo shtrihet në lartësi 1200 deri 3000 km. Nga kjo sferë për shkak të forcës së dobët tërheqëse të tokës, disa molekula dhe atome të gazeve mund të lëshojnë atmosferën e tokës dhe kalojnë në hapsirën ndërplanetare.

Popular posts from this blog

Disa fakte interesante për planetet e sistemit diellor

Planetet janë trupa qiellor qe sillen rreth boshtit te vetë dhe rreth një ylli nga i cili  marrin driten dhe nxehtesin. Sistemi i jon diellor numron 8 planet, të cilet rrotullohen rreth yllit (diellit), planetet e sistemi diellor te radhitur sipas largesisë nga dielli Merkuri, Venera,Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni Mërkuri është planeti me i afert me diellin njekohesishtë edhe  planeti me i vogel në sistemin ton diellor. merkuri kryen orbitën rreth diellit një here në 88 ditë, duke kompletuar tre rrotullime rreth aksit në cdo dy orbita. merkuri nuk ka pothuajse fare atmosferë  për ta mbajtur nxehëtsinë, siperfaqja e ti perjeton ndryshimet me të medha te temperatures nga te gjithe planetet e tjere duke filluar nga -170 C gjate nates deri ne +430 C gjatë ditës ne disa zona ekuatoriale. Venera eshte planeti i dyte me radhitje nga djelli, qe e orbiton ate ne cdo 224,7 dite toksore. pas henes, eshte objekti me i shendriteshem natyror ne qiellin e nates, per

RRYMA E GOLFIT

Rryma e Golfit formohet në Gjirin e Meksikës dhe Detin e Karaibeve. Pasi del nga gjiri rrjedh në drejtimin verilindor rreth brigjeve të Floridës. Përafërsisht në gjerësinë gjeografike veriore 40° merr drejtimin kah Evropa, dhe perej këtu quhet Rryma e Verilindore, të cilën e sjellin erërat perëndimore. Kjo rrymë pasi arrin te ujëdhesat britanike, degëzohet në tri drejtime. Njëri drejtim shkon kah jugu, drejtimi i dytë shkon kah verilindja, në pjesët jugore të Islandës, deri në gjerësinë gjeografike 60°, dhe për këto gjerësi paraqet burimimn kryesor të ngrohtësisë. Drejtimi i tretë rrjedh pranë brigjeve perëndimore të Siujëdhesës Skandinave me emrin Rryma Norvegjeze, dhe uji gjatë dimrit është 8°C. Uji i kësaj rryme arrin deri te Deti Barenc dhe quhet Rryma Nordkape. Në këtë pjesë uji gjatë dimrit ka temperaturë 4°C. Kjo rrymë ndikon në klimën e Evropës Veriore dhe Siujëdhesës Kola në të cilën gjendet porti Murmansk, i cili edhepse gjendet në gjerësinë gjeografike 69°, uji i

KUFIRI I DATËS

Kufiri i datës është vija konvencionale e cila kryesisht kalon nëpër meridianin 180° në lindje nga Grenuiçi përkatësisht nga perëndimi. Qysh në shekullin XIV shkenctari arab Abulfida konfirmoi domosdoshmërinë e egzistimit të kufirit të datës, e cila dëshmohet në praktikë më udhëtimin e Magelanit për herë të parë rreth botës. Duke ditur që toka ndahet në 24 orë zonale të cilat në mes veti dallojnë nga një orë, duke shkuar nga lindja një orë më shumë ndërsa nëse shkojmë nga perëndimi një orë më pak. Si shembull: nëse udhëtojmë në drejtim të lindjes gjatë kalimit të secilës zonë kohore duhet të shtojmë nga një orë, kur të vijm në të njejtën pikë do të kemi një ditë më tepër. Ndërsa kur të udhëtojmë kah perëndimi pas kalimit të qdo zone kohore duhet të heqim nga një orë, kur të vijmë në pikën e nisjes do të kemi një ditë më pak. Që të mos kemi probleme të tilla, duhet të ndërrohet data gjatë kalimit të kufirit të datës. Shembull: kur anija lundron prej Tokios në drejtim të lindjes,