Të gjitha oqeanet dhe detet si dhe sipërfaqet më të vogla ujore në tokë e përbëjnë detin botëror. Masat e mëdha ujore janë të lidhura mes vetit, për dallim nga kontinentet që janë të ndara. E gjthë masa ujore në tokë përfshinë një sipërfaqe prej 361.9 milion km, ose 70.8% e tërë sipërfaqes së tokës.
Oqeani botëror ndahet në 5 oqeane: Oqeani Paqësor, Atlantik, Indian, Oqeani i Jugut dhe i Ngrirë i Veriut. Disa pjesë janë të ndara nga Oqeanet me ndonjë ujëdhesë, apo siujëdhesë dhe kanë veti të ndryshme. Këto hapsira ujore quhen dete, dhe llogaritet se në botë gjenden rreth 54 dete.
Oqeani Paqësor është oqeani më i madh me 168.7 milion km², dhe zë 46% të masës ujore, ose më i madh se të gjitha kontinentet së bashku. Oqeani shtrihet nga veriu te gryka e Beringut e deri në hemisferën jugore ku bashkohet me Oqeanin e Jugut. Në pjesët e mesme gjerësia arrinë gati sa gjysma e ekuatorit. Në këtë oqean paraqitet edhe thellësia më e madhe detare në planet, e cila gjendet në lindje të ujëdhesave Mariane, ajo njihet si Gropa Mariane dhe ka thellësi 11034 m.
Oqeani Atlantik është oqeani i dytë më i madh i cili ka sipërfaqe prej 85.1 milion km² ose 23% të masës ujore. Ai shtrihet në mes Amerikës Veriore e Jugore në perëndim dhe Evropës e Afrikës në lindje. Fundi i oqeanit nuk është i rrafshët, ngase nga fundi i tij ngriten pragje. I tillë është grabeni verior i cili zgjatet deri te ekuatori, kurse nga ekuatori deri në jug vazhdon grabeni jugor. Bashkimi i tyre i jep Atlantikut pamjen e shkronjës S. Në very të ujëdhesës Porto Rico gjendet thellësia më e madhe e këtij oqeani që është 9219 m.
Oqeanin Indian ka një sipërfaqe prej 70.5 milion km² ose 19% e masës ujore, dhe shtrihet në mes të Azisë në veri, Afrikës në lindje dhe Australisë në perëndim. Në pjesën jugore oqëani bashkohet me atë të jugut. Thellësia maksimale në këtë oqean është 7455 m. Nga fundi i këtij oqeani është ngritur grabeni qëndror i Indisë dhe në shkallën 45 bashkohet me grabenin austral-antarktikut. Oqeani Indian e ka fituar rëndësinë e komunikimit me hapjen e kanalit të Suezit.
Oqeani Jugor, qdo ditë e më tepër në gjeografinë bashkëkohore është duke u futur edhe oqeani Jugor i cili shtrihet i tëri në hemisferën jugore, përkatësisht nga brigjet e Antarktikut e deri te rrethi polar i jugut. Ka një sipërfaqe prej 21.9 milion km² ose 6% të masës ujore. Thellësia e tij maksimale arrinë në 7200 m.
Oqeani i Ngrirë i Veriut, shpeshherë në harta e vërejm ëdhë si Deti i Ngrirë i Veriut i cili ka formën e një rrethi të pa rregullt me një sipërfaqe 15.5 milion km² ose 4% e masës ujore dhe shtrihet në polin e veriut. Thellësia e tij rritet nga periferia në drejtim të qendrës ku arrinë deri në 5 000 m. Uji i Oqeanit është i ngrirë, mirëpo skajet e tij gjatë verës coptohen në santa të cilat i lëvizin rrymat detare.