Andora është vend i vogël me rëndësi historike, në Siujdhesën Pirineje në kufirin Spanjollo-Francez. Sipërfaqja e saj është 468km² dhe në të jetojnë rreth 84 mijë banorë. Andora në shekullin e IX bëhet pasuri e ipeshkvit (peshkopit) Ureglu.
Në shekullin XIII peshkopi, Andorës i jep status politik administrativ dhe gjyqësor. Më vonë Andora bëhet shtet nën kontroll të Francës. Sot kontrollohet prej qeverisë franceze dhe peshkopëve. Punët gjyqësore në këtë republikë i kryejnë dy mëkëbës, njëri i emëruar prej Francës tjetri prej peshkopit.
Andora është e rrethuar me kurora malore me lartësi 3000m. lartësia e saj mesatarë është 1000m, ka kullosa, pyje dhe potencial hidroenergjetik të cilat janë pasuria kryesore e saj. Klima është e ashpër kontinentale, me reshje mesatare vjetore 1000 deri 2000 mm. Sipërfaqet bujqësore të kufizuara në 2% nuk ofrojnë kushte për lavërtari ku kultivohet elbi, patatja dhe thekra. Veprimtaria kryesore ekonomike është blegtoria e deleve dhe dhive. Tepricën e energjisë elektrike e eksporton në Spanjë.
Pas Luftës së Dytë Botërore, ekonomia e Andorës gjithnjë ka shënuar rritje. Këtë shtet në qdo muaj të verës e vizitojnë rreth 70 000 turistë sa për bukuritë natyrore për të shitur apo blerë mall me çmim të lirë, sepse malli nuk i nënshtrohet doganës. Shitblerja bëhet me të gjitha valutat e botës, qofshin ato konvertibile ose jo. Në sheshin kryesor të kryeqendrës Andora La Vella, gjendet tabela impozante e cila tregon këmbimin valuator. Kjo njëher ka ndikuar që në Andorë janë ndërtuar rrugë dhe hotele moderne. Në një vend të vogël si Andora janë rreth 90 hotele supermoderne.