Prurja mesatare e lumit Mirusha është 1.2 m³/s ‐ Mesatarja e nivelit te ujit 0.65 cm ‐ Drejtimi i shtrirjes së pellgut: Lindore ‐Distanca nga burimi i lumit: 37 km' ‐ Mesatarja e pjerrtësisë: 1,7 % .
Liqeni i fundit është më i madhi për nga dimensioni dhe ka qasje të lehtë për çdo vizitor. Ka dimensione 55 x 45 m me thellësi mbi 5 m me sipërfaqe 2250 m². Liqeni më i thellë është liqeni i 10‐të me thellësi 9m. Liqeni më i gjatë është liqeni i 8‐të me gjatësi 56m , gjerësi 18.5 m dhe thellësi 5‐6m. Ujëvara më e lartë është në mes të liqenit të 8‐të dhe 9 të me lartësi 21m. Forma karakteristike përveç ujëvarave dhe liqeneve janë edhe shpellat me forma dhe madhësi të ndryshme. Shpella e Kishës së madhe dhe të vogël, shpella në liqenin e dhjetë, shpella në liqenin e nëntë që ndahet në dy kanale atë të djathtë dhe të majtë shpella pas liqenit të nëntë, dhe shpella e Dushit. Kanioni është i pasur edhe me bimë endemike.