A e keni imagjinuar ndonjëherë të dëgjoni ngjyra dhe të shijoni tinguj? Ekzistojnë njërez që e bëjnë ketë.
A ju duket aroma e ajrit të freskët në formën e një drejtkëndëshi dhe aroma e kafesë në formë flluske? Kur ju hani mish pule a e ‘’ndjeni’’ atë të rrumbullakët? A është gjithmonë muaji shtator i vendosur dy hapa para jush në të majtë? A ‘’do të thotë ‘’ muaji korrik ngjyrë blu për ju?
A "do të thotë" shkronja J e verdhë për ju? Kur ju lexoni një libër apo dikush është duke folur, shihni një ylber të madh plot me ngjyra? Nëse të gjitha këto pyetje nuk ju tingëllojnë çuditshëm, kjo do të thotë që ju mund të jeni i prekur nga sinestezia.
Sinestezia është një gjendje perceptimi i ndjesive të përziera: një stimul në një modalitet ndijor (p.sh., dëgjimi) në mënyrë të pavullnetshme shkakton një ndjesi /reagim në një tjetër modalitet (p.sh. vision/shikim).
Mëngjërashët, gratë dhe njerëzit që kanë predispozitë gjenetike për sinestezi kanë më shumë gjasa për të zhvilluar këtë gjëndje të cuditshme shëndetësore. Disa shkencëtarë besojnë se sinestezia është rezultat i "kryqëzimeve të rrjetit elektrik" në tru. Ata supozojnë se në gjendjen e sintetizisë, neuronet dhe sinapses që ‘’supozohen’’ të përmbahen brenda nje sistemi ndijor të caktuar kryqëzohen me një tjetër sistem ndijor. Është ende e paqartë se si kjo mund të ndodhë, por studiuesit besojnë se këto lidhje të kryqëzuara janë të pranishëm që në lindje dhe vetëm më vonë lidhjet përforcohen.
Është hipotetizuar nga studiues që shumë fëmijë kanë lidhje të kryqëzuara në lindje dhe më pas i humbasin ato me kalimin e kohës. Sinestezikët e rritur thjesht mund të kanë mbajtur dhe përforcuar këto lidhje të kryqëzuara. Hulumtuesit në Universitetin Kombëtar Australian (ANU) kanë bërë një kërkim të ri shkencor në lidhje me fenomenin e sinestezise. Dr Stephanie Goodhew, drejtuese e këtij hulumtimi, u shpreh se studimi i ri pohon se sinestezikët kanë lidhje më të forta mendore mes koncepteve të lidhura.
Dr.Goodhew pohoi se sinestezikët kanë lidhje të forta midis zonave të ndryshme të trurit, veçanërisht në mes të asaj që ne e mendojmë si pjesën e trurit përgjegjese për të folurin dhe pjesës përgjegjëse për ngjyrat. Këto lidhje të çojë në një efekt ‘’shkaktues’’, ku një stimul në një pjesë të trurit do të shkaktonte veprimtarinë në një tjetër pjesë. Rezultati ishte pikërisht e kundërta e asaj që kërkuesit kishin parashikuar. Në fillim, ata mendonin se sinestezia mund të kishte një stil më konkrete të të menduarit , stil I cili nuk thekson marrëdhëniet e nivelit konceptual mes stimujve. Nga rezultat ata zbuluan krejt të kundërtën e hipotezës fillestare.
Zbulimi do të mund të ndihmojnë studiuesit të hedhin dritë mbi të fshehtat e Sinestezise, që bën shumë persona të ndihen'' ndryshe '. 'Këta persona e konceptojnë dhe e shohin ndryshe botën që për ne mbetet e njëjta. 1 në çdo 2000 njerëz që ecin nëpër rrugë është sinestezist dhe shumica e atyre njerëzve as nuk arrin të kuptojnë që janë mbartës të kësaj ‘’gjendjeje’’ të vecantë.
Referencat:
http://www.sciencedaily.com/releases/2015/04/150413214343.htm
http://www.synesthete.org/
marrë nga : http://wespeakscience.com/