Skip to main content

Pajisja për testimin e HIV-it në shtëpi


Shëndeti seksual është një nga temat më të diskutuara në kohën e fundit. Në veçanti një theks i veçantë i vendoset parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm. Një ndër shqetësimet më të mëdha është virusi HIV dhe SIDA.

Profesionistët mjekësorë thonë që diagnostikimi i hershëm është çelësi kryesor menaxhues në kontrollimin e HIV-it. Në kohën e sotme ata këshillojnë që çdo person i cili është seksualisht aktiv t’i nënshtrohet testimit për virusin e HIV-it. Kjo metodë shoshitëse do të mundësojë menaxhimin më të mirë si dhe reduktimin e shpërndarjes së virusit.

Një zbulim i madh në këtë fushë është pajisja për testimin e HIV-it në shtëpi. Kjo pajisje ka dalë në shitje në Britani nga kompania Biosure në mënyrë elektronike. Është pajisja e parë e miratuar nga ligji që ua mundëson njerëzëve të marrin rezultatet e HIV-it në vetëm 15 minuta në shtëpi. Kjo pajisje premton një saktësi me 99.7% pas tre muajsh nga ekspozimi ndaj virusit të HIV-it.

Pajisja funksionon duke zbuluar antitrupat anti-HIV, proteinat që luftojnë kundër virusit të HIV-it. Për testim nevojitet një pikë gjaku nga maja e gishtit, dhe në rast të një rezultati pozitiv dalin dy vija të purpurta në pajisje.




Imazhi i adaptuar nga: http://i4.mirror.co.uk/incoming/article5588131.ece/ALTERNATES/s615/BioSURE.jpg

Ekspertët rekomandojnë që në rast të një rezultati pozitiv të kërkohet ndihma profesionale mjekësore në mënyrë që të vërtetohet diagnoza. Profesionistët garantojnë që njerëzit që do të rezultojnë pozitiv nuk do të ngelin pa mbështetje, atyre do t’iu ofrohet një mbështetje sa më e mirë mjekësore.

Llogaritet që pothuajse gjysma e njerëzëve që jetojnë me HIV e zbulojnë këtë gjë shumë vonë, diku deri katër vite pasi kanë jetuar të infektuar. Duke iu nënshtruar testit sa më herët që është e mundur mjekët thonë që prognoza është shumë më e mirë dhe parandalimi i komplikimeve është më shumë i mundshëm.

Ky zbulim është një hap i madh në shëndetin publik. Menaxherët e shëndetit seksual shpresojnë që ky testim të mundësojë kontrollin më të mirë të shpërndarjes së HIV-it. Shumë profesionistë mjekësorë e kanë mirëpritur këtë pajisje dhe ato shpresojnë që ky zbulimi t’i inkurajojë njerëzit që të testohen.

Referencat:

http://www.bbc.com/news/health-32453192
http://www.engadget.com/2015/04/27/first-hiv-home-test-kit-uk/
http://www.manchestereveningnews.co.uk/news/greater-manchester-news/hiv-home-testing-kit-concerns-people-9131737
Imazhi i adaptuar nga:http://i.guim.co.uk/media/w-620/h–/q-95/db3701485f9940ed1b14d7b7418c68482ee9bf7b/470_0_3030_1819/1000.jpg

marre nga: http://wespeakscience.com/pajisja-per-testimin-e-hiv-it-ne-shtepi/

Popular posts from this blog

Disa fakte interesante për planetet e sistemit diellor

Planetet janë trupa qiellor qe sillen rreth boshtit te vetë dhe rreth një ylli nga i cili  marrin driten dhe nxehtesin. Sistemi i jon diellor numron 8 planet, të cilet rrotullohen rreth yllit (diellit), planetet e sistemi diellor te radhitur sipas largesisë nga dielli Merkuri, Venera,Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni Mërkuri është planeti me i afert me diellin njekohesishtë edhe  planeti me i vogel në sistemin ton diellor. merkuri kryen orbitën rreth diellit një here në 88 ditë, duke kompletuar tre rrotullime rreth aksit në cdo dy orbita. merkuri nuk ka pothuajse fare atmosferë  për ta mbajtur nxehëtsinë, siperfaqja e ti perjeton ndryshimet me të medha te temperatures nga te gjithe planetet e tjere duke filluar nga -170 C gjate nates deri ne +430 C gjatë ditës ne disa zona ekuatoriale. Venera eshte planeti i dyte me radhitje nga djelli, qe e orbiton ate ne cdo 224,7 dite toksore. pas henes, eshte objekti me i shendriteshem natyror ne qiellin e nates, per

RRYMA E GOLFIT

Rryma e Golfit formohet në Gjirin e Meksikës dhe Detin e Karaibeve. Pasi del nga gjiri rrjedh në drejtimin verilindor rreth brigjeve të Floridës. Përafërsisht në gjerësinë gjeografike veriore 40° merr drejtimin kah Evropa, dhe perej këtu quhet Rryma e Verilindore, të cilën e sjellin erërat perëndimore. Kjo rrymë pasi arrin te ujëdhesat britanike, degëzohet në tri drejtime. Njëri drejtim shkon kah jugu, drejtimi i dytë shkon kah verilindja, në pjesët jugore të Islandës, deri në gjerësinë gjeografike 60°, dhe për këto gjerësi paraqet burimimn kryesor të ngrohtësisë. Drejtimi i tretë rrjedh pranë brigjeve perëndimore të Siujëdhesës Skandinave me emrin Rryma Norvegjeze, dhe uji gjatë dimrit është 8°C. Uji i kësaj rryme arrin deri te Deti Barenc dhe quhet Rryma Nordkape. Në këtë pjesë uji gjatë dimrit ka temperaturë 4°C. Kjo rrymë ndikon në klimën e Evropës Veriore dhe Siujëdhesës Kola në të cilën gjendet porti Murmansk, i cili edhepse gjendet në gjerësinë gjeografike 69°, uji i

5 LUMENJT MË TË GJATË NË BOTË

Ekzistojnë shënime të ndryshme rreth asaj se cilët janë lumenjtë më të gjatë në botë. Në disa shenime shohim renditje tjetër në disa një renditje tjetër. Ne do të paraqesim në vazhdim një version ku radhiten 5 lumenjtë më të gjatë në botë. 5 Jenisej konsiderohet në mesin e 5 lumenjve më të gjatë në botë që ka një gjatësi prej 5540 km dhe tërë gjatësia e tij rrjedhë nëpër Rusi. Lumi i takon pellgut të Oqeanit të Ngrirë të veriut. 4 Jankce është lumi që radhitet i katërti për nga gjatësia në botë me gjatësi të rrjedhjes 6300 km. Ky lum buron në Himalaje dhe derdhet në detin e Kinës Lindore dhe rrjedhja e tij është lindje perëndim. 3 Nil në shum burime konsiderohet si lumi më i gjatë në botë, mirëpo në disa shënime tjera e hasim në vendin e tretë me 6853 km gjatësi. Ky lum buron në Liqenin Viktoria dhe derdhet në detin Mesdhe. Njëherit është lumi që kalon në më shumë shtete. 2 Misisipi-Misuri bëjnë rrjedhjen e dytë më të gjatë në botë me 6970 km. Rrjedhin në drejti