Sistemi i afert yjor i famshem me i aferti me token eshte ai i Alpha Centaurit. E vendosur ne konstelacionin e Centaurus (The Centaur), ne nje distance prej 4.3 vite drite, ky sistem eshte i perbere nga yjet Alpha Centauri A dhe Alpha Centauri B, plus dhe nje yll i xhuxh i zbehte Alpha Centauri C, gjithashtu i njohur dhe si Proksima Centauri.
Teleskopi Hapesinor Hubble i NASA / ESA na ka dhene kete pamje mahnitese te ndritshme te Alpha Centaurit A (ne te majte) dhe Alpha Centauri B (ne te djathte). Imazhi eshte marre nga kamera me fushe te gjere dhe kamera planetare 2 (WFPC2). WFPC2 ishte instrumenti me i perdorur i Hubble per 13 vitet e para te jetes se teleskopit hapesinor, duke u zevendesuar ne vitin 2009 nga WFC3 gjate Servisit te 4-tert qe i jane bere nga austronautet. Ky portret i Alpha Centauri eshte prodhuar nga vezhgimet e kryera ne gjatesi vale optike dhe infra te kuqe.
Ne krahasim me Diellin, Alpha Centauri A eshte nje lloj ylli i grupit yjor te njohur si G2, dhe pak me i madhe, ndersa Alpha Centauri B,eshte nje yll i tipit K1 dhe eshte pak me e vogel. Ata orbitojne nje qender te perbashket te gravitetit ne çdo 80 vjet, me nje distancë minimale prej rreth 11 here me shume se distanca ne mes Tokes dhe Diellit.Ata jane gjithashtu ne mesin e objektivave kryesore per gjuetin e egsoplaneteve.Ku kohet e fundit u zbulua planeti i quajtur Proxima b,qe orbiton yllin Proxima Centuari.Info rreth planetit ne shqip mund ti lexoni ne kete link:http://wp.me/p7NJiw-a0
Credit:ESA/Hubble & NASA
Perditesimi per here te fundit 12 janae,2017.