Qindra shkencetare nga "Sloan Digital Sky Survey III" bashkepunuan per te krijuar harten me te madhe 3D te Universit, e cila permban 1.2 milion galaktika deri ne 6 miliard vite drite larg. Harta ju mundeson shkencetareve te bejne disa matje precize te energjise se erret qe eshte forca qe po drejton zgjerimin e shpejte te Universit. Nje koleksion artikujsh shkencore qe pershkruajne rezultatet jane derguar per publikim ne revisten shkencore "Monthly Notices of the Royal Astronomical Society". Te dhenat e mbledhura perbejne vetem nje pjese shume te vogel te Universit dhe ne kete harte vendodhjet e galaktikave paraqiten me pika te ngjyrosura, ku e verdha tregon galaktikat me afer Tokes, ndersa ato me ngjyre vjollce tregojne galaktikat qe ndodhen larg. Harta mbulon 1/2 e qiellit dhe perfaqeson nje pjese te Universit me gjeresi 6 miliard vite drite, 4.5 miliard vite drite te larte dhe 500 milion vite drite te trashe.
copyright: skepticizmi
***
Science
http://www.sciencemag.org/news/sifter/new-map-universe-unveiled?utm_source=sciencemagazine&utm_medium=facebook-text&utm_campaign=universemap-5840