Plutoni e mori emrin sipas perëndisë greke për botën nëntokësore. Ai është zbuluar në mënyrë të njejtë si Neptuni, pra së pari është konstatuar se ekziston në bazë të llogaritjeve teorike e pastaj është treguar në kupën qiellore. Ky planet u zbulua më 21.01.1930 nga astronomi amerikan Tombo.
Është planeti më i largët në sistemin diellor. Ai gjendet rreth 6 miliardë km larg nga dielli, ose 40 herë më larg se toka. Kjo dëshmohet nga fakti se nese e vërejmë diellin nga Plutoni ai na duket si një yll i ndritshëm. Diametri i tij është 2300 km ose dy herë më të vogël se toka. Plutoni rrotullohet ngadal rreth boshtit të vet. Rotacioni i saj zgjatë 6, 39 ditë të tokës. Kurse si rezultat i largësisë se madhe nga dielli periudha e revolucionit zgjatë rreth 248 vjet të tokës. Atmosfera e tij përbëhet nga hidrogjeni, heliumi, metani dhe amoniaku. Temperaturat në këtë planet janë të ulëta rreth -273°C nën zero, përkatësisht rreth zeros apsolute. Si rezultat i kësaj nuk ka jetë në të.