Gjatë tërë historisë Kosova ka qenë hapsirë edhe emigruese edhe imigruese. Nga Kosova vazhdimisht ka emigruar popullata e saj shumicë autoktone shqiptare e në anën tjetër në Kosovë kanë imigruar popujt tjerë. Pas okupimit të Kosovës nga Serbia në vitin 1912 filon ardhja e serbëve dhe dëbimi i shqiptarëve në Turqi dhe Shqipëri. Politika serbe, përveç masave represive ka zbatzar edhe një varg të reformave agrare ku toka u është marrë shqiptarëve dhe u është dhënë kolonistëve, kishave e manastireve serbe, ushtrisë e gjandarmërisë serbe, qetnikëve të dalluar në luftë, ekonomive gjëja shembullore serbe.
Format represive ndaj shqiptarëve dhe reformat agrare arrijnë qëllimin e tyre sepse në Rrafshanltën e Anadolisë në Turqi në kohën ndërmjet dy luftërave botërore u shpërngulën mbi 250 000 shqiptarë dhe në Shqipëri rreth 50 000. Më 1938 lidhet marëveshja ndërmjet qeverisë serbe dhe asaj turke për shpërnguljen e të gjithë shqiptarëve nga Jugoslavia. Valët ë shpërnguljes parashihej të zhvilloheshin në disa faza, brenda kohës 1939-1944. Vdekja e Ataturkut, me të cilin sihte lidhur marrëveshja dhe Lufta e Dytë Botërore penguan shpërnguljen e plotë të shqiptarëve nga Kosova.
Kolonizimi i Kosovës ka filluar që në krijimin e Jugosllavisë së vitit 1918 nëpërmjet reformave agrare. Reforma agrare reaizohej duke ua marrë shqiptarëve tokën dhe duke krijuar komplekse të mëdha kolonizuese. Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, në Kosovë u ngulitën mbi 11 000 familje me rreth 54 000 anëtarë dhe 12 000 kolonistë të rëndomtë. Intensiteti i koonizimit arrinë kulminacionin në vitet 1928 dhe 1937. Kolonët serb dhe malazez u ngulitën në tërë hapsirën kosovare por më tepër në hapsirën kufitare me Shqipërinë me qëllim të shkëputjes së kontinuitetit etnik shqiptar.
Vala e dytë e kolonizimit bëhet pas LDB-së, pak më ndryshe nga vala e parë ku nga Serbia e Mali i Zi vijnë në Kosovë snhumë punëtorë si kuadro me kualifikmtë mesëm dhe të ulët së bashku edhe me familjet e tyre. Të gjithë këta punësohen në administratë, banka shëndetësi, arsim, shërbime komunale etj.
Vala e tretë e kolonizimit fillon pas vitit 1981, nëpërmjet programit Jugosllav per Kosovën, ku federata jugosllave ndanë mjete të mëdha për të stimuluar serbët dhe malazezët të qëndrojnë në Kosovë, e po ashtu për të stimuluar të tjerë të vijnë në Kosovë. Kjo valë dhe të tjerat kishin për qëlim spastrimin dhe zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët. Kjo valë ishte jetëshkurtër pasi shqiptarët e Kosovës realizuan qëllimin shekullor për çlirimin e Kosovës që u arrit tek në vitin 1999 me ndihmën e fakotrit ndërkombëtar.